Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

schedule18:08 - 31 Maj, 2021

schedule 18:08 - 31 Maj, 2021

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në parkingun e një pallati në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë. Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë evakuuar banorët ndërsa është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Abcnews.al mëson se si pasojë e flakëve është djegur një makinë që ka qenë e parkuar në garazh. Në vendngjarje ka shkuar edhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.



Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!