Eden Hazard kërkon të largohet nga Real Madrid. Kjo është ajo që raporton emisioni El Chiringuito në Spanjë. Dëshira e belgut është të kthehet te Chelsea, ku zhvilloi sezone të jashtëzakonshme dhe e futi veten mes 5 më të mirëve të botës e fitoi dashurinë e gjithë tifozëve.
Gjatë aventurës së tij prej dy sezonesh me Real Madrid, Hazard më shumë është dëmtuar sesa ka luajtur, çka e ka kushtëzuar të japë maksimumin me “Los Blancos”. Tashmë vendi i tij në skuadër është në rrezik sepse Real Madrid do futet me gjithë potencialin në operacionin Kylian Mbappe.
Presidenti Florentino Perez do e nxjerrë në treg Hazard pas dëshirës për t’u larguar të sulmuesit dhe paratë e fituara nga shija e tij do futen në llogarinë për transferimin e Mbappe. Ardhja e këtij të fundit është edhe një tjetër shkak pse Hazard kërkon largimin, pasi nuk do ketë vend në formacion. /abcnews.al