Mund të jetë një nga momentet e sezonit. Po flasim për sezonin e futbollit në të gjithë botën, dhe pikërisht nga Iraku erdhi një moment kulmor.
Futbollisti Habib Ueslati shënoi një gol të rrallë me një veprim spektakolar, dhe nga distanca.
Një rrjetë që i dha avantazhin ekipit të tij, Njuroz në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj rivalit Al Mina.
Kjo ndodhi në minutën e 33-të të ndeshjes, duke sjellë entuziazmin në stadium, tek lojtarët në fushë dhe tek stafi teknik në stol.
Një nga roveshatat më të bukura të historisë së futbollit padyshim që do të konkurrojë me gola të tjerë për Çmimin e FIFA-s “Pushkash” për rrjetën numër 1 të vitit 2026.
Kush është Habib Ueslati?
Po flasim për një mesfushor ofensiv 29-vjeçar, që ka lindur në Francë, dhe që përfaqëson Tunizinë.
Ishte ai që shënoi të dy gola për Njurozin, që u ngjit në vendin e katërt në tabelë, ndonëse me një ndeshje më shumë se shumica e rivalëve.
Për Ueslatin janë 3 gola dhe një asist në 9 ndeshje kampionat, ndërsa ai ka arritur momentin e lavdisë, diçka që nuk e kishte provuar gjatë gjithë karrierës së tij jo edhe aq të shkurtër.


