Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atletja britanike kthehet në superyll/ Keely Hodginson shkëlqen në pistë me një veshje të veçantë

schedule14:07 - 17 Tetor, 2026

schedule 14:07 - 17 Tetor, 2026

Po flasim për një nga më të mirat. Keely Hodginson është padyshim një nga yjet e sotme të atletikës botërore për vajza e për djem, veçse britanikja nuk ka ndërmend të spikasë vetëm me rezultatet e saj në pistë.

Atletja e disiplinës klasike të 800 metrave, dy herë kampione e Europës dhe nënkampione në fuqi pas kampionatit të këtij viti, shkëlqeu me veshjen e saj të veçantë, në një nga garat e fundit të 2026-ës.

Ajo u shfaq me një kostum të zi, ngjitur pas trupit, I cili është një kostum shpejtësie i markës amerikane, Najk, e që padyshim e ndihmon atë që të japë rezultate më të mira.



Natyrisht, kjo ra shumë në sy pasi ishte krejt ndryshe nga veshjet e zakonshme të vajzave të atletikës, edhe pse ato janë bërë gjithnjë e më seksi.

Vetë Hoxhkinson thotë se I pëlqen të jetë novative dhe tërheqëse kur vjen puna te veshja e saj. Mediat në Londër, siç është “Gardian” shkruan se me këtë veshje, ajo ngjan si një “catwoman”.

Ajo ka rekordin britanik në 800 metra me kohën 1’54”33, një nga më të mirat e viteve të fundit dhe në konkurrim me zviceranen e shkëlqyer, Odri Herro, që ka kohën e tretë më të shpejtë të të gjitha kohëve pas rekordmenes çeke Kratoshvilova dhe sovjetikes Nazarenko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!