Plot 21 gola u shënuan në 6 ndeshjet e para të Championsit për këtë sezon, ndërsa ndeshja më e bukur u luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Një klasike europiane, dhe një duel mes mësuesit Murinjo dhe nxënësit Kivu, dy trajnerët e ekipeve.
Në Tempullin e Madridit, Reali vendas mundi 2-1 Interin, në një përballje që mund të kishte përfunduar me çdo lloj rezultati.
Pesëmbëdhjetë herë kampionët e Europës, edhe pse në fundjavë humbën ndaj Betisit në kampionat, edhe pse kishin 7 mungesa mes dëmtimeve e pezullimeve, sërish ia dolën.
U konfirmua se Championsi është si shtëpia e tyre.
Interi luajti shumë mirë në pjesën e parë në fazën sulmuese, më mirë sesa vendasit, por bëri dy gabime të rënda në mbrojtje duke i falur madrilenëve dy gola.
I pari u shënua nga ylli I Francës, Kilian Mbape, pas gabimit të mbrojtjes, ndërsa I dyti nga Federiko Valverde, pas gafës së portierit mik.
Në pjesën e dytë, Interi e kërkoi me ngulm barazimin dhe arriti të shkurtonte rezultatin në minutën e 77-të me anë të Karlos Augustos, por nuk mundi të bënte dot më shumë.
Edhe pse ishin italianët ata që bënë lojën, madrilenët jo më kot kanë në ekip yjet e botës si Mbape, Belingham, Vinisius, Valverde apo edhe Brahim Diaz, ndërsa pas pushimit u aktivizua edhe Diomande.
Nëntë gjuajtje bëri Reali në këtë ndeshje, 9 në kuadrat.
Humbje pa fat e zikaltërve, ndërsa konfirmim se “merengesit” janë gjithmonë të fortë e të rrezikshëm në Ligën e Kampionëve./abcnews.al

