Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dënon ashpër protestën e dhunshme/ Çupi: Kambana bie për protestuesit ‘pushtues’ dhe opozitën, Shqipëria po sulmohet në prag të BE

schedule13:47 - 17 Tetor, 2026

schedule 13:47 - 17 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar reagimin e ambasadës amerikane lidhur me protestat në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të rëndësishëm për situatën politike në vend.

Gjatë një interviste në “NewsLine” në ABC News, Çupi përdori tone të ashpra ndaj protestuesve dhe opozitës, duke pretenduar se pas akteve të dhunës qëndrojnë grupe të organizuara me synime kundër Shqipërisë.

Sipas tij, reagimi amerikan përbën një paralajmërim për zhvillimet e fundit, ndërsa ai i lidhi protestat edhe me procesin e integrimit europian të vendit.



“Është një gjë me rëndësi për këtë situatë kaq të rëndë. Kurrë shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar në mënyrë intensive sa tani. Kurrë. Kjo është kambana e parë që bie për ata që quhen protestues, por që në fakt janë pushtues, terrorist. Dhe në fakt një kambanë për opozitën. Të mos harrojmë që kjo është një flamë për çfarë po ndodh te ne. Ajo që po ndodh në Francë, në vende të tjera, po ndodh me të njëjtin kapuç të zi…Është në fakt një fashizëm i ri. Janë të majtët ekstremë që po i krijojnë botës probleme. SHBA ka një vendosmëri që të mbrojë shtetin shqiptar. Kjo që ndodh me ne ndodh për shkak të përparimit”, tha Çupi.

Gjithashtu gjatë intervistës, Çupi theksoi se grupe të rekrutuara, kanë si synim sulmin ndaj Shqipërisë, duke e lidhur këtë fakt edhe me procesin e integrimit europian.

“Edhe rrjeti i policë ka deklaruar se fusha është e qartë. Grupe të rekrutuara nga agjenci të shteteve armike po sulmojnë Shqipërinë. Ne jemi në sulm. Jemi sulmuar pikërisht në momentin kur do të shkojmë në BE. Këto duhet të çohen në gjyq sa më shpejt dhe të zhvillohen në mënyrë publike. Kjo është njëra anë. Dhe ana tjetër, jo të gjithë kosovarë dhe tetovarët që vijnë në Shqipëri nuk vijnë të gjithë me mendjen e tyre. Kam përshtypjen se janë të dërguar. Qëndrimi i qeverisë Kurti ndaj Shqipërisë është armiqësor. Ne kemi histori të trisht në raport me dhunën që vjen nga njerëz me origjinë kosovare. Ajo që po ndodh është e tmerrshme, qyteti është prishur nuk ka sinjalistikë, nuk ka kamera. Nuk kam më Kolegjin e Europës”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!