Një furgon është djegur në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para banesës së pronarit të furgonit dhe dyshohet që të ketë qenë e qëllimtë. Pas njoftimit në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga të dhënat paraprake, sipas policisë rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e qëllimshme, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë. Vetë pronari ka treguar se njeë javë më parë i kishin vjedhur një furgon, kurse tani i vunë flakën./abc news