Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentohet autobusi me turistë në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar

schedule22:07 - 27 Shtator, 2026

schedule 22:07 - 27 Shtator, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë Mynihut, në Gjermani, ku një autobus turistik është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 19 të tjerëve.

Autobusi transportonte rreth 35 turistë, shumica prej tyre me origjinë nga Filipinet. Sipas raportimeve, grupi ishte nisur nga Milano dhe po udhëtonte drejt Mynihut për të marrë pjesë në festivalin e njohur Oktoberfest.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, pranë Fürstenfeldbruck. Për arsye që ende nuk janë përcaktuar, autobusi doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në një zonë me shkurre.

Zëdhënësi i policisë, Martin Cornils, bëri të ditur se gjashtë persona u evakuuan me helikopterë të shërbimeve të emergjencës, ndërsa dy të tjerë u transportuan me ambulanca drejt spitaleve aty pranë.

Në total, 19 persona u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit.

Deri tani nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera mbi shkakun e aksidentit apo gjendjen e të plagosurve.

Ngjarja vjen vetëm disa javë pas një tjetër aksidenti fatal me autobus turistik në Evropë, ku pesë persona humbën jetën pas një aksidenti në Zvicrën lindore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!