Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen “Çlirim” të Fierit.
Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 70 vjeç, i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në banesë është gjetur trupi i pajetë i 70-vjeçarit.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

