Superiorja rikthehet të premten, ndërkohë që FSHF ka vendosur që ndeshjet e javës së 32-të të luhen sërish në tri orare të ndryshme. Kjo javë nis me duelin me Kukësit dhe Vllaznisë, që luhet në “Elbasan Arena”.
Shkodranët kërkojnë tre pikët, sikurse kanë bërë edhe rivalët e tjera ndaj verilindorëve. Nga ana tjetër edhe Kukësi ka nevojë për pikë, ndryshe rrezikon zonën “play-out”. Kjo sfidë luhet prej orës 18:00.
Një ditë më pas, të shtunën, prej orës 16:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera. Në kryeqytet Tirana pret Kastriotin dhe me tre pikët kërkon të vijojë të shpresojë për Europën dhe titullin kampion. E njëjta situatë edhe për Laçin, që luan në transfertë me Apoloninë.
Dy skuadrat e kreut luajnë prej orës 19:00. Partizani i vendit të parë përballet me Skënderbeun në Korçë dhe kërkon hakmarrje për humbjen në Elbasan, në mënyrë që edhe të mos e lëshojë vendin e parë. Teuta rivale luan në shtëpi, ndaj një ekipi si Bylisi, që u hap punë të gjithëve. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E premte, më 7 maj 2021
Ora 18:00 | Kukësi-Vllaznia
E shtunë, më 8 maj 2021
Ora 16:00 | Tirana-Kastrioti
Ora 16:00 | Apolonia-Laçi
Ora 19:00 | Skënderbeu-Partizani
Ora 19:00 | Teuta-Bylisi