Kryeministri Edi Rama ka përsërit thirrjen për dialog me protestuesit.
Në pamje shfaqen stola prej guri para Kryeministrisë, mbi të cilët janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”, si simbol i ftesës së kreut të qeverisë për bisedime.

Publikimi vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me ata që dëshirojnë bisedime.


