Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i plagosur gjatë protestës së djeshme, ka informuar ne lidhje me gjendjen shëndetësore të të riut, i cili u transportua drejt Italisë për trajtim të specializuar.
Ai ka falëndeuar strukturat shtetërore për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar për transportimin e të riut drejt Italisë, duke theksuar se gjithçka është organizuar përmes një avioni të posaçëm, me ekip mjekësor.
“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai të na vijë ashtu siç e patëm”, u shpreh Emiljan Vishkulli.
“Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si për avionin, ashtu edhe për gjithçka tjetër. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet të bëhet operacioni i dytë, për të cilin shpresojmë të marrim lajme të mira”.


