Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna shkul pllakën ku u vra Ziveri/ Mahmutaj: Përpjekje mjerane e Berishës për të njollosur 21 janarin

schedule23:41 - 25 Tetor, 2026

schedule 23:41 - 25 Tetor, 2026

Një përpjekje mjerane të Sali Berishës për të njollosur protestën e 21 janarit 2011, e ka konsideruar gazetari Fatos Mahmutaj, shkuljen e pllakës përkujtimore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u vra Ziver Veizi.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Tiranë, në një bisedë për Ora e Fundit në ABC News, Mahmutaj tha Sali Berisha ka dirigjuar dhunën e ditëve të fundit në kryeqytet.

“Është një ato përpjekjet e fundit të Berishës për të njollosur protestën e 21 janarit. Është në përpjekjet e tij mjerane për të goditur pastërtinë e heroit të 21 janarit Ziver Veizit. Përpiqet të zhvlerësojë 21 janarin dhe ta barazojë me protestën e dhunshme që ka bërë në Tiranë.



Është përgjegjësi e Berishës si njeriu që ka dirigjuar dhunën e ditëve të fundit në Shqipëri. Duke u përpjekur të barazojë këtë,përpiqet të zhvlerësojë protestën e 21 janarit. Berisha u përpoq tu vjedhë studentëve protestën dhe ti cojë te institucioni I dhunës, te selia e PD.

Është e provuar se është organizator i dhunës, kemi një fjalor politik të tij, kemi të provuar që dhunuesit dolën nga PD dhe u kthyen përsëri për tu armatosur. Është përgjegjës I dhunës dhe duhet të merret në përgjegjësi për këtë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se gazetari Mahmutaj, mbeti vetë i plagosur në protestën e 21 janarit të 2011, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!