Kosova të mërkurën furnizohet me 5 mijë vaksina anti-COVID-19

schedule19:18 - 2 Maj, 2021

schedule 19:18 - 2 Maj, 2021

Kosova është shumë pas krahasuar me vendet e tjera të rajonit përsa i përket procesit të vaksinimit kundër COVID-19. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë Fatmire Kollçaku njoftoi sot se Kosova do të furnizohet me rreth 5 mijë vaksina të mërkurën.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 të shëruar dhe 160 raste me covid-19! Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.Beteja vazhdon” shkruan ajo.db/ Abcnews.al