“A do t’i njohë PD zgjedhjet?” Alibeaj: Rama e ka kuptuar, vetëm Basha e rrëzon regjimin e tij

schedule18:20 - 28 Prill, 2021

schedule 18:20 - 28 Prill, 2021

Enkelejd Alibeaj foli në studion e “ABC” për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë kësaj bisede Alibeaj tha se tashmë në vend beteja nuk është mes partive politike, por mes regjimit dhe demokracisë.

Lexo edhe: Alibeaj: Kam depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnje, 94 kallëzime penale

Ai gjithashtu tha se Partia Demokratike nuk është ndalur asnjëherë së denoncuari vjedhjet, dhunën dhe abuzimet e bëra nga Partia Socialiste.

“Çështja e demokracisë nuk është çështje pazari. Ka disa vlera që nuk duhen prekur. Ndaj them që të gjitha lëvizjet e bëra nga ky regjim nuk janë toleruar ndaj nesh. Ne e dinim që në 2013 që në ëktë vend është ishte duke u instaluar një regjim”, tha ai.

I ndalur tek kërkesa që kreu i PD-së Lulzim Basha të japë dorëheqjen, Alibeaj tha se ai i cili është më i interesuari për dorëheqjen e kryedemokratit është Edi Rama sepse sipas Alibeajt, Basha është i vetmi sipas tij që do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës.

“Edi Rama e ka kuptuar që vetëm Basha është ai që do të rrëzojë regjimin që ka ngritur”, tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi: Beteja sapo ka filluar. Do të testojmë të gjithë sistemin e drejtësisë për të parë ka ndodhur apo blerje e votës, presion mbi administratën. Ne jemi në prill, beteja vazhdon edhe sot. Ne po mbledhim të gjithë dokumentet dhe janë ato që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve.

Aleanca me LSI-në?

Alibeaj: Këtu e rëndësishme është që shqiptarët të kenë votën e lirë. Për ta siguruar këtë cilët instrumente kam në dorë si opozitë? Kam instrumente për të bërë denoncime dhe ne si opozitë i kemi përdorur të gjitha. Ne nuk jemi çetë paramilitare për të hapur luftë. Rama e ndryshoi kushtetutën në mënyrë të njëanshme sepse edhe Kodi Zgjedhor pas marrëveshjes së 5 qershorit u ndryshuar në mënyrë të njëanshme. I hoqi listat e përbashkëta. Kushtetutën e ndryshoi për të hequr koalicionet.

Humbja e 3 radhazi?

Alibeaj: Humbje…e para termi pushtet është i gabuar. Shqiptarët nuk hymë për pushtetit. Ne shohim realitetin. Nuk është çështje pushteti, por do të jemi në regjim apo demokraci? Për të kaluar tek përgjegjësi, dio të hem që jam i gatshme të mbaj përgjegjësi. Por duhet të analizohet cilën betejë është lënë pa u bërë.

A hyra unë në këtë betejë  duke rreshtuar pas vetes radhë me kriminelë absolutisht jo…Pra ne kemi bëri maksimumin e të gjitha përpjekje me instrumentet e pakta në dorë, për të denoncuar, mbrojtur dhe ndjekur në vazhdimësi këtë betejë. E dini çfarë…ne dolëm më të fortë. 622 mijë shqiptarë nënë presion , të goditur besuan se ky regjim rrëzohet dhe do të rrëzohet.

E pranoni rezultatin?

Alibeaj: Ajo që po them është se askush, as Basha as Zoti nuk ka të drejtë që votën e shqiptarëve ta konsideroj…Ne kemi detyrim të krijojmë maksimumin e kushteve dhe kur përdoret gjithçka për të presionuar shqiptarët, askush nuk ka të drejtë t’i thotë, i pranoj apo jo. Ne fillimisht i futemi betejës…

-Duhet të mbajë përgjegjësi Lulzim Basha?

Alibeaj: Jo. Sepse të dalësh nga ky proces i padrejtë i pabarabartë, me presionin , paratë e krimit, ky rezultat tregon forcën bashkimin e të paktën 622 mijë shqiptarëve. Ata kërkojnë largimin e regjimit dhe kthimin e demokracisë. Kjo është betejë dhe në betejë s’ka kthim pas.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!