Chelsea ka arritur të shënojë e para në sfidën gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid. Në ndeshjen që po luhet në Madrid, Pulicic ka arritur të shkërmoqë i vetëm mbrojtjen e madrilenëve.
Amerikani mori një vertikalizim të lartë nga mbrojtja dhe arriti ta kontrollojë e më pas të shmangë të gjithë mbrojtjen e Real Madrid, bashkë me portierin Courtois dhe më pas lëshoi një goditje të fortë e tundi rrjetën.
Një goditje për Real Madrid ky gol, duke shtuar faktin se vjen në fushën e spanjollëve dhe ka një peshë të konsiderueshme për fatet e kualifikimit në finale. /abcnews.al