Mbrëmjen e nesërme në Paris luhet gjysmëfinalja tjetër e Champions League mes PSG dhe Manchester City. Para kësaj sfide në konferencë për mediet doli ylli i anglezëve, Riyad Mahrez.
“Guardiola ka bërë gjëra të mëdha për futbollin, meriton vlerësim të madh. Ai gjithmonë përpiqet të na shpjegojë çdo gjë dhe të na japë këshilla për ndeshjet. Kur zbresim në fushë, ne jemi gati. Champions League është trofeu që po na mungon.
Në Europë nuk ka asgjë më prestigjoze se të fitosh Champions League. Më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme, do bëjmë gjithçka për të fituar. Gjithmonë kam thënë se të gjithë këtu janë lojtarë të nivelit të lartë.
Nuk kemi yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo, por të gjithë këtu mund të bëjnë diferencën. Të ardhmen nuk e kam menduar, e dua ekipin dhe qytetin. E kam mendjen vetëm te City, të shohim. Hakmarrje ndaj Pochettinos për humbjen e dy viteve më parë?
Jo, ne kurrë nuk mendojmë për të tilla gjëra. Nuk e mendojmë të kaluarën e të kujtojmë se nesër kemi përballë trajnerin që na mundi. Kam luajtur si 9 fals në disa raste. Nuk jam Aguero apo Gabriel Jesus, cilësitë e mia janë të ndryshme”, tha Mahrez. /abcnews.al