Hapen kutitë e para të votimit në Tiranë, nis procesi i numërimit

schedule01:02 - 26 Prill, 2021

schedule 01:02 - 26 Prill, 2021

Janë hapur kutitë e parë me vota në Tiranë.  Fillimisht numërimi ka filluar në qendrën e votimit tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.

Janë 6 grupe numërimi me nga 4 pjesëtarë. Pra procesi do të fillojë njëherë për 6 kuti.

Në këtë shkollë ka qenë e pranishme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa Partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë.  /abcnews.al/