EMA: Mpiksjet e gjakut nga AstraZeneca mund të ndodhin një në 100 mijë të vaksinuar

schedule16:31 - 23 Prill, 2021

schedule 16:31 - 23 Prill, 2021

Rregullatori i Branave në Evropë përsëriti të premten se përfitimet e vaksinës Covid të AstraZeneca tejkalojnë çdo rrezik.

EMA përcaktoi që efektet anësore serioze të mpiksjeve të rralla të gjakut ka të ngjarë të ndodhin në 1 në 100,000 njerëz të vaksinuar, sipas Reuters.

Në udhëzimet e reja, rregullatori i BE tha që njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin dozën e dytë të AstraZeneca katër deri në 12 javë pas të parës.

Në analizën e saj të të dhënave në të gjithë Evropën, EMA gjithashtu tha se nuk kishte informacion të mjaftueshëm për të ditur se kush mund të ishte më i ndjeshëm ndaj mpiksjeve të pazakonta.

Në fillim të këtij muaji, rregullatori i barnave me bazë në Amsterdam për Bashkimin Evropian tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe çrregullimeve të rralla të mpiksjes së gjakut, por që përfitimet e tejkalonin rreziqet. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!