Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca tek Celibashi për zgjedhjet: Evropa po vëzhgon, procesi i rëndësishëm për integrimin

schedule15:25 - 22 Prill, 2021

schedule 15:25 - 22 Prill, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca, në një deklaratë për mediat pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, theksoi se Evropa po vëzhgon se çfarë do të ndodhë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Soreca theksoi se po konsiderohet çelja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, dhe këto zgjedhje do të kenë një rëndësi të madhe për integrimin.

“Çfarë ndodh në Shqipëri është e rëndësishme për Bashkimin Evropian sepse Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE.”

Gjithashtu, ambasadori përsëriti edhe një herë thirrjen për liderët politikë që të evitojnë dhunën dhe fjalorin e dhunshëm.

Sa i përket bisedës me Celibashin, Soreca tha se kryekomisioneri e informoi se përgatitjet për identifikimin biometrik dhe votimin e numërimin elektronik po shkojnë mirë. Pritet që teknologjia të jetë gati ditën e zgjedhjeve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!