Varianti i ri: Sistemi shëndetësor në Indi në prag të kolapsit, shifra rekord të infektuarish

schedule15:35 - 20 Prill, 2021

schedule 15:35 - 20 Prill, 2021

Sistemi Shëndetësor në Indi është në prag të kolapsit ndërsa virusi po përhapet në vend më shpejt se kurrë që prej nisjes së pandemisë. Në 24 orë, vendi regjistroi 259,170 raste të reja me koronavirus dhe 1,761 viktima. Shifrat po rriten në mënyrë të pakontrolluar pas shfaqjes së varienteve.

Varianti i ri i zbuluar në Indi, mban emrin B.1.617 dhe besohet se mund të përhapet shumë më shpejt se “origjinali” por potencialisht mund të jetë edhe më vdekjeprurës se variantet e tjera.

Mjekët në Delhi, që vendosi së fundmi edhe karantinën, thonë që dy të tretat e pacientëve të tyre janë nën 45 vjeç.

“Po regjistrojmë raste fëmijësh nën 12 dhe 15 vjeç që pranohen me simptoma në valën e dytë. Vitin e kaluar praktikisht nuk kishte fëmijë,” tha Khusrav Bajan, mjek dhe anëtar i Task Forcës për Covid-19.

Në Delhi, qytetin me 29 milionë banorë, janë të lirë më pak se 100 shtretër me ventilatorë, dhe më pak se 150 shtretër për pacientë në gjendje kritike. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!