16132 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër Covid-19. Qytetarët janë vaksinuar me AstraZeneca. 24000 doza të kësaj vaksine Kosova i ka marrë nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk dha datë se kur Kosova do të ketë vaksina të tjera. Ai tha se po negociojnë me kompanitë prodhuese.
“Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.
Deri tash janë vaksinuar 16132 qytetarë. Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor” tha ministria e Shëndetësisë së Kosovës./ Abcnews.al