Egnatia është me një këmbë në Superiore, pasi ka fituar ndeshjen direkte me Tomorin me rezultatin 2-1 dhe tashmë diferenca me beratasit ka shkuar në 7 pikë.
Ndriçim Shtubina ishte vendimtar, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dy herë. Shkodrani realizoi në fillim të ndeshjes, kurse në shtesë Mikel Canka barazoi.
https://streamable.com/pesek4
Me fillimin e pjesës së dytë Shtubina shënoi edhe golin e epërsisë dhe të fitore. Egnatia iu gëzua edhe një tjetër rezultati sot, pasi Pogradeci u mundu 1-3 nga Besa.
Zekolli dhe Lila ndëshkuan dy herë liqenorët në pjesën e parë, kurse një penallti e Abazajt e futi përkohësisht në lojë Pogradecin. Gjithsesi Shimaj realizoi dhe golin e tretë dhe i dha fitoren Besës. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – GRUPI B (PLAY-OFF)
E diel, më 18 prill, ora 13:00
Egnatia-Tomori 2-1
Shënues: Shtubina (pen.) 13’, (pen.) 49’ / Canka 45+2’
Pogradeci-Besa 1-3
Shënues: Abazaj (pen.) 74’ / Zekolli 29’, Lila 43’, Shimaj 85’