Angela Merkel merr dozën e parë të AstraZeneca

schedule15:46 - 16 Prill, 2021

schedule 15:46 - 16 Prill, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori  dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 të premten, njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një mesazh në Twitter.

“Jam e lumtur që sot kam marrë dozën e parë të AstraZeneca. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë pjesë e  fushatës së vaksinimit – dhe të gjithë ata që janë vaksinuar.

Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë, ”tha Seibert në emër të Merkel.

Gjermania ka qenë skeptikë për sa i përket vaksinës, pasi shumë pacientë pësuan mpiksje gjaku dhe shumica nuk pranuan të vaksinoheshin. Në mars, Gjermania njoftoi se do të administronte vaksinën vetëm tek personat  mbi 60 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!