Phil Foden është tërbuar pas postimit të bërë në llogarinë e tij në Twitter, nga kompania që bënte menaxhimin e rrjeteve sociale. Talenti anglez, sipas Telegraph, ka marrë menjëherë masa, duke ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë.
Çfarë u postua në emër të Foden? Pasi Manchester City triumfoi kundër Borussia Dortmund dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League, në llogarinë e Twitter pati një “ngacmim” për Kylian Mbappe.
Një sfidë e hapur nga Foden, në fakt jo personalisht nga ai sikurse kuptohet tani. “A je gati Kylian Mbappe”, shkruhej në postim, për shkak se Manchester City do të ndeshet me PSG-në në gjysmëfinale të Champions League. /abcnews.al