Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jakup Krasniqi refuzon mjekët në Hagë/ “Nuk kanë respektuar asnjë të drejtë njerëzore në gjashtë vite”

schedule17:39 - 22 Tetor, 2026

schedule 17:39 - 22 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore. Një nga katër ish krerët e uçk dënuar në shkallë të parë me 25 vite burg, ka refuzuar çdo ndihmë mjekësore dhënë nga personeli në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas vendimit të togave të zeza në 16 shtator.

Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kontroll nga ta.

Bisedën Krasniqi e ka patur përmes një telefonate me vajzën e tij Gresa. Ishte ajo që e ka bërë publike situatën me babain e saj.Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?
U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë. Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.
Sipas familjarëve të Krasniqit ky vendim vjen si pasojë e pakënaqësisë së tij me trajtimin që pretendon se po merr në institucionin e paraburgimit në Hagë.
Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se situata e krijuar e shqetëson edhe më shumë për shkak të moshës së babait dhe rëndësisë që ka kujdesi i vazhdueshëm shëndetësor për të.
Edhe njëherë familjarët e katër ish krerëve të uçk kërkojnë drejtësi në apel.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me 81 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!