Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia, luftë me “fake news”/ “Mesazhet nuk janë dërguar nga ne, synojnë cënimin e sigurisë”

schedule18:05 - 22 Tetor, 2026

schedule 18:05 - 22 Tetor, 2026

Policia e Shtetit ka hedhur poshtë pretendimet se ka dërguar mesazhe intimiduese mësuesve dhe pedagogëve që kanë marrë pjesë në protesta.

Drejtuesi i sigurise Publike Albert Nushi tha se këto mesazhe janë dërguan nga persona të paidentifikuar me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia.

“Gjatë ditës së djeshme, disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t’u komunikuar akuza. Sqarojmë se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia. Sigurojmë mësuesit dhe pedagogët se e drejta për t’u tubuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe garantojë atë.”



Ai bëri të qartë se nga rradhët e policisë asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për ushtrimin e dhunës gjatë protestave

“Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se lajmet e publikuara për dorëheqje masive nga radhët e Policisë së Shtetit, janë të pavërteta. Po ashtu, sigurojmë qytetarët se asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për ushtrimin e dhunës gjatë ditëve të tubimit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!