Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrabandë me mallra në veri të Kosovës/ Sekuestron 22 automjete dhe mallra me vlerë 200 mijë euro

schedule17:07 - 22 Tetor, 2026

schedule 17:07 - 22 Tetor, 2026

22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro janë sekuestruar gjatë aksioneve të zhvilluara në veri të Kosovës, në kuadër të një hetimi disamujor.
Dyshimet janë se ato janë kontrabandë mallrash nga Serbia, ndërsa autoritetet kosovare janë duke hetuar dhjetë persona.
Prokuroria e Mitrovicës ka njoftuar se aksionet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur në prill të këtij viti.
Gjatë hetimeve janë identifikuar rrugët ilegale përmes të cilave dyshohet se mallrat futeshin nga Serbia, si dhe objektet ku ato shkarkoheshin, depozitoheshin dhe më pas shpërndaheshin në treg.
Veturat e përdorura për këtë veprimtari, në shumicën e rasteve, ishin të modifikuara për kontrabandë, pa ulësen e pasme. Sipas njoftimit, kur shoferi vërente praninë e zyrtarëve policorë, i braktisnin automjetet dhe largoheshin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!