Ukraina ka akuzuar Rusinë se e ka kërcënuar hapur dhe paralajmëroi Moskën se do të përgjigjej ushtarakisht për çdo përshkallëzim të luftimeve.
Tensionet janë rritur sërish në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare kanë luftuar me separatistët pro-rusë që nga viti 2014.
Kiev dhe aleatët e tij perëndimorë këtë javë kanë dhënë alarmin për vendosjen e forcave ushtarake ruse përgjatë kufijve veriorë dhe lindorë të Ukrainës, si dhe në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.
Sipas Ukrainës, konflikti me Rusinë i ka kushtuar jetën të paktën 28 ushtarakëve ukrainas dhe ka lënë të plagosur 68 të tjerë që nga janari. Vendi paralajmëroi këtë javë se 28,000 luftëtarë separatistë dhe më shumë se 2,000 ushtarakë rusë janë vendosur në kufijtë e Ukrainës lindore, ndërsa gati 33,000 ushtarë janë vendosur në Krime.
Ministria e mbrojtjes ruse, tha se trupat e vendosur ishin një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të NATO-s./abcnews.al