Katër të arrestuar dhe disa në kërkim gjatë orëve të fundit në Tiranë, policia jep detajet

schedule09:27 - 15 Prill, 2021

schedule 09:27 - 15 Prill, 2021

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë orëve të fundit në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Midis tyre është edhe një 17-vjeçar, pasi sipas policisë gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Ndërkaq, uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë për disa persona të cilët janë në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit A. Th., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi i shtetasit të mitur me iniciale M. B., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit K. S., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. R., 49 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

  • Më datë 13.04.2021, shtetasi E. R., 30 vjeç, kallëzon se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
  • Më datë 14.04.2021, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e shtetasit L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
  • Më datë 14.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 48 vjeç,  pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur rojen e një parkingu.
  • Më datë 14.04.2021, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikur, në ambientet e kompanisë me administrator shtetsin L. J., kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
  • Më datë 15.04.2021, në parkingun e një lokali, dy persona ende të paidentifikuar, kanë marrë me dhunë një mjet dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!