Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City. Goleadori argjentinas del lojtar i lirë në verë, duke i dhënë fund aventurës 10-vjeçare me klubin anglez, aty ku ka fituar 13 trofe deri tani.
Interesimi për El Kun është i madh, por Barcelona ka një avantazh krahasuar me klubet e tjera që interesohen për shërbimet e lojtarit latin. 32-vjeçari nga Buenos Aires dëshiron të luajë në një skuadër me Leo Messin.
? EXCLUSIVA #JUGONES
de @10JoseAlvarez ? ?? El REPRESENTANTE DE AGÜERO está en BARCELONA. pic.twitter.com/db1gnNvOrW
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 13, 2021
El Chiringuito raporton se agjenti i sulmuesit ndodhet në Barcelonë për të takuar drejtuesit e klubit katalanas. Dëshira për akord është e përbashkët dhe Aguero pritet të rikthehet në La Liga, aty ku luajti dhe shkëlqeu me Atletico Madrid (2006-2011). /abcnews.al

