Historia dihet, dhe nuk po mundet të ndryshojë.
Nëse El Klasiko I djemve është shumë më I ekuilibruar, edhe pse me një epërsi historike të Realit, tek vajzat Barcelona vazhdon të bëjë “kërdinë”.
Femrat madrilene u shkatërruan 7-0 në “Kamp Nou”, në prani të 40 000 spektatorëve, dhe skuadra “blaugrana” I ka të gjitha kredencialet në rregull për të fituar titullin e tetë radhazi në Spanjë.
Heroina e ndeshjes ishte Klaudia Pina, që është edhe Këpuca e Artë në fuqi e kampionatit spanjoll.
Sulmuesja shënoi 4 gola, dhe u bë e para në histori që realizon këtë shifër në një derbi ndaj Realit.
Po ashtu, ajo krijoi polemika më pas duke thënë se është “antimadridista”, madje më shumë se Kata Kol, që njihet për ndjenjat e saj kundër Madridit.
Rrjetat e tjera ishin nga Hansen, Pahor dhe Shertenlib.
Barcelona është kampione e Spanjës dhe e Europës në fuqi, dhe favorite për të mbrojtur titujt në La Liga dhe në Champions, si dhe për të fituar çdo trofe.
Për të kuptuar dominimin katalanas në futbollin e femrave dhe në “El Klasiko” në veçanti, mjafton të përmendim bilancin me 25 fitore dhe vetëm një humbje, me 99 gola të shënuar e vetëm 12 të pësuar.


