India miraton përdorimin e vaksinës ruse kundër Covid-19

schedule22:49 - 12 Prill, 2021

schedule 22:49 - 12 Prill, 2021

India ka miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik 5 kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani ka përdorur vaksinën AstraZeneca dhe vaksina nga Bharat Biotech.

India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sputnik 5 i zhvilluar nga Instituti i Moskës “Gamaleya” ka provuar 91,6% efektivitet kundër koronavirusit dhe është aprovuar për përdorim në më shumë se 50 vende, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!