Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule08:43 - 9 Prill, 2021

schedule 08:43 - 9 Prill, 2021

Në orët e fundi janë arrestuar në kryeqytet gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë 24-vjeçari me iniciale A. L., pasi policia i gjeti në banesë kanabis. Ndërsa, në gjendje të lirë u procedua  R. Xh., për moskallëzim krimi.

Gjithashtu është arrestuar K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga forcat “Shqiponja” iu gjet një sasi kokaine. Në gjendje të lirë u proceduan A.D dhe K.H, më të cilët 29-vjeçari ndodhej në automjet, për moskallëzim krimi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin me iniciale E. L., për vjedhje.



Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

L. G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!