Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ekzistonte mundësia që të ketë një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Duke shqyrtuar informacionet më të fundit nga rregullatorët e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ndër të tjera, OBSH tha se “një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut është e mundur por asgjë nuk është konfirmuar”.
Të mërkurën, rregullatorët europianë dhe britanikë njoftuan se ekzistonte një ” lidhje e mundshme ” midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.
Pas pezullimit të vaksinës në disa vende, Britania e Madhe njoftoi se personat nën 30 vjeç do të zgjidhnin vetë nëse do të vaksinoheshin ose jo me AstraZeneca./abcnews.al