Europa kufizon përdorimin e Astrazeneca, disa shtete pezullojnë vaksinën

schedule15:20 - 6 Prill, 2021

schedule 15:20 - 6 Prill, 2021

Pas konfirmimit të Agjencisë Europiane të barnave se ekziston një lidhje mes vaksinës anti covid AstraZeneca dhe trompozës, në Europë disa vende kanë vendosur të bllokojnë përdorimin e saj, e të tjera të vendosin një kufi moshe. Pritet që tromboza venoze cerebrale të listohet si një nga efektet anësore të kësaj vaksine.

Një vendim i tillë u mor nga Franca në 18 mars, e cila vendosi që personat mbi 55 vjeç do të vaksinohen. Në 30 mars, Gjermania dha vendimin që vaksina do të lejohej te  personat mbi 60 vjeç. Holanda nga ana e saj ka pezulluar totalisht vaksinën e AstraZeneca.

Nga ana tjetër, Brukseli ka bllokuar eksportin e 3.1 milion dozave Astrazeneca që ishin nisur për në Australi. Deri më tani vetëm një kërkesë eksporti ishte refuzuar, ajo e 250 mijë dozave që ishin nisur nga Italia për në Australi.

Vendimi për të vendosur një kufi moshe vjen si pasojë e faktit se rastet e trombozës venoze cerebrale që lidhet me një ulje të trombociteve janë përqendruar mes të vaksinuarve nën moshën 60 vjeç, veçanërisht te gratë, ndërmjet 4 dhe 16 ditë pas injeksionit.

Me Astrazeneca në Europë në 9.2 milion të vaksinuar ka pasur 62 raste dhe 14 fatalitete. Dhe agjencia europiane e barnave ka pranuar se problemi i trombozës lidhet me këtë vaksinë, por një deklaratë zyrtare do të ketë vetëm të enjten.

Vendosja e një kufiri moshe duket zgjidhja më logjike por përplaset me domosdoshmërinë për të vazhduar fushatën e vaksinimit. Agjencia europiane e barnave do të  përditësojë të dhënat statistikore, do të fusë trombozën venoze cerebrale tek lista e efekteve anësore por nuk do të shkojë më tej.

Skenari më i mundshëm është që çdo vend të vendosë vetë. Vendet nordike që po përjetojnë një pandemi më të lehtë ndoshta do e bllokojnë. Norvegjia dhe Danimarka nuk po vaksinon më me AstraZeneca, pas alarmit të parë në mes të muajit mars. Gjermania dhe Franca ruajnë kufirin e moshës, një linjë që pritet të ndiqet dhe nga Italia. Ndërsa Europa Lindore do të vazhdojë ta përdorë.

Vendosja e një kufiri moshe mund të duket zgjidhja më e ekuilibruar për momentin. Në fakt, tromboza venoze cerebrale prek më shumë të rinjtë, veçanërisht gratë, dhe kjo është kategoria në të cilën Covid shkakton më pak viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!