Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezik për sulme sabotazhi nga Rusia/ Kamberi: Europa po ndryshon qasje, nga përpjekjet për paqe te përgatitjet për “luftë”!

schedule22:00 - 22 Tetor, 2026

schedule 22:00 - 22 Tetor, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, analizoi ndryshimin e qasjes së Europës përballë zhvillimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë.

Kamberi u shpreh se për shumë vite Europa ka promovuar paqen si vlerën kryesore për të cilën ia vlen të punohet dhe të luftohet, por situata aktuale duket se ka ndryshuar, duke e orientuar kontinentin drejt përgatitjeve për një skenar të mundshëm konflikti.

Eksperti theksoi se kjo qasje e re po reflektohet te vende të ndryshme, si anëtare të Bashkimit Europian, ashtu edhe te shtete me peshë më të vogël, të cilat po përgatiten për një realitet të ri të sigurisë.



“Europa në përgjithësi ka qenë dhe ka thënë se e vetmja gjë për të cilën ia vlen të luftosh është paqja, prej kaq shumë vitesh. Por situata tashmë ka ndryshuar dhe si duket i është kthyer sentencës së famshme, që nëse do paqe duhet përgatitur edhe për luftë. Pra ka ndryshuar tërësisht qasja dhe vende të caktuara qoftë anëtare të BE por edhe vende me një peshë më të vogël po përgatitet për një qasje tjetër. Dhe deklaratat që vijnë nga Moska shpesh janë shoqëruar me ironi për këtë përgatitje që Europa po bën.

Ata thonë se nuk kemi synim për të sulmuar Europën, dhe e kanë thënë edhe me cinizëm. Pra po përjetojnë edhe një periudhë që kalon në një luftë nervash, por që kalon edhe të individë që shohim edhe sheshet të mbushura. Ndoshta Europës do t’i duhet të ruajë një ekuilibër në të këtë situatë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!