Gjashtë muajt e parë të këtij viti ,sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kontrollin mjekësor bazë në të gjithë vendin e kanë kryer rreth 225 mijë e 600 persona nga mosha 35 deri ne 70 vjeç. Mjekët tregojnë se fluksi i qytetarëve është shtuar. Pacientët ndahen në qëndrime. Ndërkohë që rezultatet e chek up-it kërkohen nga institucionet edhe për efekt dokumentacioni.
Esmaja na tregon se për pak muaj i kalon të 70-tat. Rikthehet në Qendrën Shëndetësore numër dhjetë në Tiranë për të përfituar edhe njëherë nga kontrolli mjekësor bazë pa pagesë.
Fluksi i qytetarëve që i drejtohen kabinetit të chek up-it shprehen bluzat e bardha në këtë qendër shëndetësore është shtuar, por jo të gjithë kanë arsyen e kësaj 70-vjeçare.
Rezultatet e kontrollit mjekësor bazë shumë të tjerëve iu kërkohen në punë ose për të përfituar shërbime.
“Zakonisht për librezat e higjienës që duan mësuesit, ata që punojnë në pastiçeri, furra buke, për ndihmën ekonomike, e kanë bërë si kriter. Shikohet që ka një rritje, ka një interes më të lartë. Dhe besimi është më i madh”, thotë mjekja në Qendrën shëndetësore.
Nëse në këtë qendër shendetesore ku marrin shërbim rreth 70 mijë persona qytetarët presin infermierët për të kryer chek up-in në qendrën shëndetësore numër 1 janë bluzat e bardha ata që presin pacientet…
Qytetarë të interesuar nuk gjetën as në kabinetin e chek up-it në Qendrën shëndetësore numër 2.
Pacientët i drejtohen këtyre kabineteve pas rekomandimit të mjekut të familjes, por jo të gjithë e ndjekin sugjerimin e tij.
“Nuk kemi pasur mundësi kështu vetë, por edhe e kemi neglizhuar”, thotë një paciente.
Gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kontrollin mjekësor bazë në të gjithë vendin e kanë kryer rreth 225 mijë e 600 persona nga mosha 35 deri në 70 vjeç.
Qeveria referuar kontratës së nënshkruar me kompaninë koncesionare ka planifikuar që përgjatë një vit chek up-it t’i nënshtrohen rreth 475 mijë qyetarët të kësaj grupmoshe./abcnews.al