Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përmbytjet godasin Barcelonën, humb jetën një person pasi makina u mor nga rrjedha e ujit

schedule10:26 - 17 Shtator, 2026

schedule 10:26 - 17 Shtator, 2026

Një burrë ka humbur jetën në orët e para të së enjtes pranë Barcelonës, pasi automjeti që drejtonte u përfshi nga rrjedhat e ujit gjatë reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur bregdetin mesdhetar të Spanjës.

Shërbimi zjarrfikës i Katalonjës bëri të ditur se trupi i viktimës u gjet në Olivella, rreth 40 kilometra në perëndim të Barcelonës.

Më herët, autoritetet e Mbrojtjes Civile kishin nisur kërkimet për një grua në të njëjtën zonë.



 


Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në Katalonjë dhe Valencia që të kufizojnë lëvizjet dhe të dalin nga banesat vetëm në rast nevoje.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë “kujdes maksimal” në zonat e prekura.

Situata e rënduar atmosferike ka shkaktuar probleme të shumta edhe në transport. Në Barcelonë u mbyllën disa stacione metroje, autobusët u devijuan dhe pati ndërprerje në shërbimet hekurudhore.

Në aeroportin El Prat u raportuan gjithashtu anulime dhe vonesa të konsiderueshme të fluturimeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!