Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku, sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet F. P., 26 vjeç, është goditur me mjet prerës.
I riu është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Në vijim të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

