Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Dyshohen për abuzim seksual ndaj 12-vjeçares, në pranga dy familjarë

schedule09:51 - 17 Shtator, 2026

schedule 09:51 - 17 Shtator, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një të miture 12-vjeçare.

Në pranga kanë rënë tezja e të miturës, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, të dy dyshohen se kanë kryer abuzim seksual ndaj 12-vjeçares.

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit mes institucionit arsimor ku mëson e mitura dhe Policisë së Tiranës. Dyshimet e ngritura gjatë verifikimeve janë përforcuar edhe nga materiale filmike të gjetura në celularin e të miturës.

Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe do të shërbejnë si pjesë e materialeve të administruara në kuadër të hetimit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të arrestuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!