Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Celularë në burgjet e Peqinit dhe Fierit/ Një i arrestuar, procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

schedule09:47 - 17 Shtator, 2026

schedule 09:47 - 17 Shtator, 2026

Kontrollet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me D.P.B., në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), kanë zbuluar raste të mbajtjes së celularëve në ambientet e burgjeve.

Në “IEVP Peqin”, gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit F. Ç., është konstatuar një aparat celular.

Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka kryer arrestimin në flagrancë të F. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Në lidhje me rastin, janë proceduar në gjendje të lirë edhe të burgosurit M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit Sh. K. dhe E. J., me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kontrolle edhe në IEVP Fier

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP janë proceduar në gjendje të lirë:

-Shtetasi i burgosur R. K. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

-Shtetasi i burgosur E. B. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!