Tashmë dihet prej kohësh se Paul Pogba është një nga dëshirat e mëdha të Juventusit. Klubi torinez kërkon rikthimin e mesfushorit në ekip, por mesa duket një transferim i tillë nuk pritet të ndodhë më.
Sipas raportimit të “Stretty News”, është Mino Raiola që ia ka bërë të qartë bardhezinjve që ata nuk mund ta përballojnë dot francezin. Agjenti i njohur këmbëngul se të ardhurat që kërkon Pogba janë shumë më të larta se ato që ofron “Zonja e Vjetër”.
Gjithashtu, mësohet se Paul do të rinovojë me “Djajtë e Kuq” në një të ardhme të afërt. Pjesa e parë e sezonit ishte shumë e vështirë për kampionin e botës me Francën për shkak të dëmtimeve dhe problemeve me trajnerin Solskjaer, por me kalimin e kohës ai u rikthye sërish protagonist në “Old Traffod”. /abcnews.al