Juventus shkëlqen në premierën e tij në Ligën e Europës. “Zonja e Vjetër” u prezantua në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin për klube në kontinentin e vjetër me një fitore bindëse 5-0 kundër Nec Nijmengen.
Rezultati tregon qartë domimin e skuadrës bardhezi, që vrau garën me tre gola që në pjesën e parë. Në “Allianz Arena”, tifozët vendas pritën vetëm nëntë minuta për të nisur festën pas epërsisë së sigluar nga Nico Gonzales.
Nga këtu gjithçka u bë një shëtitje për të besuarit e Luçiano Spalleti. Alajbegoviç dyfishoi shifrat në rezultat në të 24-rt. Goli I parë për talentin boshnjak me Juventus, ashtu si ai Woltemade, me sulmuesin gjerman që goditi saktë nga pika e penalltisë në minutën e 35-të, për të vulosur shpejt suksesin e “Zonjës së Vjetër”.
Pas pushimit, të zotët e shtëpisë plotësun fitoren me dy gola të tjerë. Në minutën e 75-të, Zeki Çelik vendosi emrin në listën e realizuesëve. Festë edhe për Kolo Muani, një prej më të kritikuarve në këtë sezon.
Sulmuesi francez gjithashtu u zhbllokua, duke shënuar golin e pestë për Juventus vetëm tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Një fitore e madhe për skuadrën e Spalleti, jo vetëm për vazhdimësinë në Europa League, por edhe për të gjithë sezonin, që nuk ka qenë aspak pozitiv në javët e para./abcnews.al

