Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çalojnë” Juventus dhe Milan/ Dy gjigandët e Serisë A nuk shkojnë më larg se barazimi

schedule12:52 - 12 Tetor, 2026

schedule 12:52 - 12 Tetor, 2026

E kush mund të bindet me këto rezultate? Juventusi dhe Milani, ashtu si Interi, janë gjigandët e Italisë, janë ata që kanë dominuar historikisht Serinë A, veçse prej disa vitesh nuk po e njohin dot veten.

Edhe pse paraqitjet ishin të ndryshme, përfundimi i njëjtë, barazim 1-1 dhe distancim i mëtejshëm nga kreu i renditjes. “Zonja e Vjetër” nuk është se bëri pak në Kaljari, përkundrazi, dhe normalisht duhej të kishte fituar, por e pati fajin vetë.

Humbi raste pa fund, pavarësisht dominimit në fushë, dhe gjithçka që mundi ishte të shmangte humbjen, që ishte pranë pas golit nga Daniel Maldini, djali I Paolos së madh, në 20’.



Kolo Muani e shënoi rrjetën e tij për “zebrat”, por vetëm 9 minuta para fundit, ndërsa ishte një nga fajtorët kryesorë për dështimin.

Juventusi mbajti topin 70 për qind, dhe bëri katërfishin e gjuajtjeve të Kaljarit, veçse fitore nuk pati, ndërsa në fund trajneri Spaleti mori të kuq për përplasje me kundërshtarët.

Pak më I ndryshëm barazimi i Milanit. I mbiquajturi “djalli” e pati të vështirë në fushën e Sasuolos, edhe pse bëri diçka më shumë.

U duk se do të fitonte kur Rabio realizoi pak pasi kaloi një orë lojë, veçse Odental barazoi vetën 5 minuta më vonë.

Çfarë po ndodh me kuqezinjtë?

Mediat italiane shkruajnë se as tifozët dhe as pronari Kardinale nuk janë të bindur, se loja në mbrojtje është e pavëmendshme dhe se Gonsalo Ramos është I izoluar në sulm.

Milani ka 12 pikë në renditjen e Serisë A, dhe ndonëse nuk ka humbur asnjë ndeshje, është 4 pikë prapa Interit e Lacios. Juventusi është pak më prapa me 11 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!