Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zhegrova nuk mjafton për “Zonjën”, sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola, por Juventus u mund

schedule12:52 - 14 Shtator, 2026

schedule 12:52 - 14 Shtator, 2026

Në Shqipëri ndjenja ishte e përzier. Dhjetëra mijë apo më shumë tifozë juventinë në këtë anë të Adriatikut u tronditën e u dëshpëruan që skuadra e tyre e zemrës u mund në Serinë A, ndonëse qindra mijë njerëz, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër e kudoqoftë, u lumturuan për një “dardan”.

Juventusi humbi në fushën e Sasuolos me shifrat 3-2, edhe pse luajti më mirë, dhe në përfundim të javës së katërt të Serisë A mund të mbetet plot 5 pikë pas kreut!

Imagjinoni se ç’mund të ndodhë në shkurt apo mars! “Zonja e Vjetër” ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje pasi vendasit patën avantazhin.

Espozito dhe Boui I dhanë epërsinë fillimisht 1-0 e pastaj 2-1, por për fat trajneri I “zebrave”, Luçiano Spaleti, hodhi në fushë Edon Zhegrovën në 60’. Shqiptari i Kosovës realizoi dy gola, njërin më të bukur se tjetrin, fillimisht për 1-1 në 82’ dhe pastaj për barazimin e dytë në minutën e parë shtesë.

U se të paktën do të merrej barazimi, që do të ishte sukses ashtu siç erdhi loja. Nuk qe e thënë. Në kërkim të fitores, Juventusi e pësoi në kundërsulm nga një ish-lojtar i veti.

Vasilije Axhiç, një malazez 20-vjeçar, I dha fitoren të vetëve, por nuk festoi.

“Çmenduri e Juventusit, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Sasuolo kalon në 3-2 në minutën e 94-ët. Spaleti: Humbëm arsyen!”

E përditshmja e Torinos, “Tutosport”, natyrisht e ndjen më shumë humbjen: Luço, bëj diçka! Juve, çmenduri në 94’ me Sasuolon pas dy golave të Zhegrovës! Nuk kemi një lider, nuk kemi një mendim!

Juventusi ka 7 pikë në 4 javë, duke zbritur gati në mesin e renditjes, dhe vështirë se mund të jetë pretendent për titull edhe këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!