Ekspertiza e armëve të sekuestruara në Tiranë, zbardhen ngjarje kriminale

schedule17:44 - 3 Prill, 2021

schedule 17:44 - 3 Prill, 2021

Nga Ermal Vija

Snajeprat e sekuestruara në operacionin Kompleks, kanë rritur dyshimet e hetuesve se rrjeti i personave të përfshirë në këtë aktivitete kriminal është më i madh.

Sipas hetuesve, anëtarët e këtij rrjeti kishin siguruar, optika me rezolucion shumë të lartë për snajeprat, njësoj si ato të forcave speciale të repartit RENEA. Një ditë më parë arsenali i madh i armëve është dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencore ku pritet të sigurohen të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Gjithashtu ekspertët kriminalistë kanë dyshime se një pjesë e mirë e këtyre armëve mund të jenë trafikuar nga jashtë Shqipërisë, për shkak se në tregun shqiptar është shumë e vështirë të sigurohen armë të këtij niveli mjaft të lartë.

Sipas burimeve nga policia, vlera e arsenalit të armëve shkon në qindra mijë euro. Ndërkohë 5 të ndaluarit me urdhër të prokurorisë së posaçme do të njihen të dielën në gjykatë me masën e sigurisë. Hetimi për 18 bazat e armatimit u krye nga SPAK pas referimit nga policia për grup kriminal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!