Studimi britanik: Doza e parë e vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer ul rrezikun e infeksionit me 62%

schedule09:03 - 29 Mars, 2021

schedule 09:03 - 29 Mars, 2021

Një studim i financuar nga qeveria e Britanisë për banorët e shtëpive të kujdesit ka zbuluar se rreziku i tyre i infektimit me Covid-19 – qoftë  raste simptomatike ose asimptomatike – ra me 62% pesë javë pasi morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech.

Ata që janë infektuar pasi kanë bërë vaksinën mund të kenë më pak gjasa të transmetojnë Covid-19, sipas të dhënave fillestare.

Studimi, i financuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, është thelbësor, duke pasur parasysh se shumica e provave klinike dhe studimeve vlerësuan ndikimin e vaksinave në rastet simptomatike, por është ende e paqartë nëse vaksinat mund të zvogëlojnë rastet asimptomatike – të cilat luajnë një rol vendimtar në përhapjen e virusit.

Më shumë se 10,400 banorë të shtëpive të kujdesit në Angli (me një moshë mesatare 86 vjeç) morën pjesë në studim midis dhjetorit dhe marsit, duke krahasuar numrin e infeksioneve  në grupe të vaksinuara dhe të pavaksinuara – me të dhëna të marra nga testimi rutinë mujor i PCR.

Të dy vaksinat ulën rrezikun e infeksionit me rreth 56% në 28-34 ditë pas dozës së parë, dhe 62% në 35-48 ditë.

Efekti qëndron për të paktën shtatë javë, sipas studiuesve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!