Një person dyshohet të ketë humbur jetën për shkak të zjarrit që përfshiu një magazinë pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se magazina që u përfshi nga zjarri ishte plot me rroba.
Zjarri ka rënë në bodrumin e magazinës, ndërsa brenda në të dyshohet të ketë qenë edhe roja.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën prej disa orësh për të shuar flakët. Roja dyshohet të ketë humbur jetën për shkak të asfiksisë. g.v/abcnews.al