Situata në spitalet Covid, ulet numri i pacientëve të shtruar

schedule11:28 - 24 Mars, 2021

schedule 11:28 - 24 Mars, 2021

Ditën e djeshme urgjencat e Tiranës kanë kaluar në spitalin Infektiv.

17 pacientë të rinj me Covid janë paraqitur pranë këtij spitali për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë ajo që është vënë  re dhe sipas mjekëve është raportuar një ulje e ndjeshme e personave të infektuar me koronavirus.

Gazetarja e “ABC” Ema Shazivari raportoi se spitalet janë duke punuar gjysmat e kapacitete të tyre në spitalet Covid.

Ndërkohë gjatë raportimi të drejtpërdrejtë një ambulancë e burgjeve mbërriti pranë qendrës së konsultave.

Aktualisht në spitalet Covid të shtruar janë pacientë rreth moshës mbi 40-vjeç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!